Buzhala: A kishte Mujeci imunitet kur u kap me drogë në Shqipëri?

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas lajmit se Besnik Mujeci është arrestuar në Shqipëri si i dyshuar për transportim të substancave narkotike.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka pyetur nëse Besnik Mujeci ka pasur imunitet kur është arrestuar në Shqipëri.

“Shef i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë është Gezim Sveçla, që është familjar i afërm i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelalit. Giza ka ndikim te jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës, e në anën tjetër i kapuri me drogë ka qenë vartës i tij në komunë. Shtrohet pyetja: Kjo droga kishte shkuar prej Kosovës në Shqipëri, ku ishin Policia e Kosovës në ato momente? A kishte imunitet Besniku?”, ka shkruar ai.

Të ngjashme