Buzhala: Klanin duhemi me e mbrojt me çdo çmim dhe çdo kusht

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Pronari i Nacionales, Berat Buzhala, ka reaguar pas vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Buzhala tha se pushtetit i është turrur Klan Kosovës pa kurrfarë arsye dhe pa kurrfarë preteksti, përvec qëllimit frikësues.

“Ke kënaqësi e madhe profesionale dhe njerëzore me e pa solidarizimin e TV-ve tjera, si T7, Dukagjini dhe 21-shi, t’u u solidarizu me Klanin, përmes vendosjes së logos së këtij televizioni në programet e tyre”.

“Nuk duhemi me u ndalë këtu. Klanin duhemi me e mbrojt me çdo çmim dhe çdo kusht. Kena me u mbajt në mend në histori. Për të mirë ose për të keq”, shkroi Buzhala, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai i paralajmëroi mediat e tjera se nëse “e kthejmë krytë anash sot për Klanin, dikush ka me e kthy krytë anash nesër edhe për neve”.

“Pushteti përmes aparatit frikësues po do me e bo Kosovës si Serbia, duke i disiplinu mediat”, tha Buazhala.

Të ngjashme