Bytyçi: Bëhuni burra dhe kërkoni falje

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci përmes një postimi ka shkruar se për një kohë të gjatë Thaçi e Veseli janë akuzuar nga elemnte të ndryshëm.

Sipas tij, ata që bënë këtë akuzë nuk po ju dëgjohet zëri, derisa ka kërkuar që të njëjtit të bëhen burra dhe të kërkojnë falje tash pasi doli e kundërta e asaj që e pretenduan.

Postimi i plotë:

Për një kohë të gjatë, Kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe Presidenti Hashim Thaçi, ishin akuzuar nga elementë të ndryshëm, ndonjë parti dhe disa bashkëlufëtarëve që kinse e kanë themeluar Gjykatën Speciale, duke bërë “ujdi të pista” për të siguruar imunitet.

E tash, nuk po ju dëgjohet zëri, nuk paska pasur ujdi për imunitet…të paktën bëhuni burra dhe kërkoni falje!                                


Të ngjashme