Bytyçi: PDK-ja edhe në opozitë do ta kryej punën e saj

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se kjo parti edhe në opozitë do ta kryej punën e saj, siç ka thënë ai në shërbim të qytetarëve.

Ai ka shkruar se PDK-ja e ka ofruar pakon e tyre për rimëkëmbjen ekonomike, me vlerë prej 320 milion euro. Para të cilat i ka pasur Kosova.

Thotë se bashkë me propozimin i ofruan edhe plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve, teksa thotë se ishin më se të gatshëm që të uleshin për t’i bashkuar idetë, për një propozim më të mirë për qytetarët

“I votuam marrëveshjet ndërkombëtare, për të siguruar mbi 300 milion euro për Kosovën. Prapë i votuam na marrëveshjet që vete disa prej tyre, Lëvizja Vetëvendosje, i kishte negociuar e pastaj nuk i votuan vetëm pse ishin në opozitë. Gjatë pandemisë, ne, më shumë ishim këshillëdhënës për të mirë se sa kritik. Buxhetin e votuam për të mos lejuar thellimin e krizës ekonomike, ku shumë qytetarë do të mbeteshin pa punë. Edhe pse LVV dhe LDK në mënyrë tinëzare, na kishin larguar gjatë shqyrtimit të buxhetit në muajin Mars, gjatë kohës së pandemisë”, ka shkruar ai.

“E ofruam pakon tonë për rimëkëmbjen ekonomike, me vlerë prej 320 milion euro. Para të cilat i ka pasur Kosova. Bashkë me propozimin i ofruam edhe plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve. Ne ishim më se të gatshëm që të uleshim për t’i bashkuar idetë, për një propozim më të mirë për qytetarët. Propozimi ynë u refuzua, përderisa Qeveria Kurti e ofroi një pako që as vet nuk e zbaton”, thuhet më tej.

Nga 6 Tetori 2019, Partia Demokratike e Kosovës është në opozitë. E tillë do të mbetet deri sa ne besojmë se vullneti i…

Gepostet von Avni Bytyci am Freitag, 7. August 2020

Të ngjashme