Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi i ka thënë se vaksinimi i qytetarëve në veri nga ana e Serbisë, dhe sjella e 1000 testeve nga Serbia në këtë pjesë, në kohën kur qeveriste Kurti, janë të njëjta.
Ai këtë e ka bërë si reagim ndaj Haki Abazit të VV-së, i cili tha se me vaksinimin e qytetarëve në veri nga Serbia po shkelet sovraniteti i Kosovës.
“Tregoni Haki Abazit se nuk ka dallim në mes të 1.000 testeve që i kishte sjellë Serbia në veri të Kosovë gjatë qeverisë Kurti, me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia, gjatë qeverisë Hoti”
“Në të dyja raste, koalicionet VV-LDK dhe LDK-AAK-Nisma, kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës”.
“Në esencë, qeveria Hoti është gjunjëzuar para Serbisë, njëjtë siç ishte dorëzuar qeveria Kurti në fillim të pandemisë”, ka shkruar Bytyqi.