Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në hapjen e punimeve të punëtorisë “Inspektorati i Arsimit në Kosovë – Gjendja e tanishme dhe zhvillimi i mëtejshëm“, të organizuar nga MAShT në bashkëpunim me GIZ-in.
Në fjalën e tij, i pari i Ministrisë së Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se inspektoriati i arsimit mund të luaj rol kyç në ndryshimin e cilësisë në arsim, raporton EkonomiaOnline.
“Kjo është një nga punëtorit më të rëndësishme që nga ardhja ime si ministër. Ne vazhdimisht po bisedojmë për rritjen e cilësisë së arsimit në shkolla dhe universitete, kjo ka qenë prioritet i jonë që nga ardhja ime si ministër. Ligji i ri për inspektoratin dhe vet inspektorati do ta luanë një rol kyç në ndryshimin e gjendjes. Gjendja nëpër shkollat dhe universitetet është temë e cila është diskutuar për një kohë të gjatë. Kemi shumë hapësirë për tu përmirësuar dhe shumë gjera për t’i ndryshuar bashkë.
Ai përmendi disa nga faktorët që mund të ndryshojnë cilësinë në arsim.
“Janë disa faktor që mund të ndryshojnë gjendjen më shkolla dhe më së shumti është faktori njeri. Konsideroj që bashkë edhe me partneret tanë kemi rezultuar që janë institucione kyçe që ndikojnë në cilësinë e arsimit në vend. Inspektorati i arsimit duhet të luaj rol kyç në ngritjen e cilësisë në arsim. Për ta luajtur këtë rol, inspektorati duhet të jetë një familje për të gjithë Kosovën. E dyta që është po aq e rëndësishme janë drejtorët e shkollave. Nëse drejtorët nuk luajnë rolin e liderëve të shkollave nuk mund të mbërrijm cilësi. Inspektorati i arsimit do t’i ndihmojë drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit,” tha ministri Bytyqi.
I pyetur lidhur me punësimin e një inspektori në Gjakovë, i cili i përket partisë së NISMA për Kosovë, ai tha se do të punësohen profesionist dhe ata që e meritojnë.
“Kosova është vend i vogël, mund të punësohet çdo kush që është i mirë ta bëjë punën e tij. Ndërkaq me shtimin e buxhetit do të punësojmë mbi 20 inspektor pasi që numri i tanishëm nuk është i mjaftueshëm,” tha Bytyqi.
Hans Hermman nga qeveria gjermane tha se Kosova është në rrugë të drejtë, raporton EO.
“Kosova është vetëm 10 vjeçe dhe ka arritur shumë. Kosova është duke shkuar në rrugën e duhur, ka mësimdhënës shumë të motivuar dhe inspektorë të arsimit që janë të gatshëm të kontribuojnë në cilësinë e arsimit dhe po e shoh një ministër që e ka kuptuar se cilat ndryshime duhet bërë për të hyrë në treg ndërkombëtarë. Pa marr parasysh cilat vendime merren nuk mund të ketë rezultate të menjëhershme. Mirëpo rruga duhet trazuar për tu arritur rezultate. Jemi të kënaqur me destinimin e mjeteve nga qeveria gjermane,” tha Hermman.
Pjesa tjetër e punëtorisë u mbajt me dyer të mbyllura derisa pritet të vazhdojë edhe ditën e nesërme.