Bytyqi: Greva në arsim nuk është e arsyeshme

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 15:30 | Nga

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka komentuar grevën gjithëditore të arsimit në Kosovë. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ministria të cilën e drejton me kohë e  proceduar në Qeveri Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me kohë e ka proceduar për në Qeveri Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999. Veç asaj që ne e kemi procesuar tutje, pra ne i kemi kryer obligimet që kemi si MAShT, po ashtu kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me SBAShK-un dhe ata e kanë informatën e plotë që ne jemi të interesuar që sa më shpejt ky Projektligj i rëndësishëm të merr rrugën e duhur”.

“Derisa SBAShK-u është në dijeni që vullneti i MAShT-it dhe Qeverisë është që ky Projektligj të shkojë sa më parë në Parlament dhe të jetësohet, ne nuk e shohim të arsyeshme grevën dhe as si zgjidhje në këtë situatë.Prandaj, rruga më e mirë është që të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit të angazhohen që nxënësit tanë të mos humbin asnjë orë mësimi, nga e cila humbje natyrisht se pësojnë nxënësit dhe i gjithë sistemi i arsimit, ku po bëjmë përpjekje të mëdha për të rritur cilësinë”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme