Kreu i VV-së, Albin Kurti, gjatë ditës ka deklaruar se partia e tij do t’i fitojë dy të tretat e Kuvendit. Me këtë deklaratë të Kurtit është tallur zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi.
Bytyqi ka ironizuar me deklaratat e Kurtit dhe Besnik Bislimit, të cilët së fundmi kanë folur për sondazhet të cilat VV-në e nxjerrin si partinë që do të marrë më së shumti deputetë në Kuvend.
“…E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thonë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta. Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mijë qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara”, ka shkruar Bytyqi.
Statusi i plotë i Bytyqit, pa ndërhyrje:
Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mijë qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara.
Sipas Albinit, dikund 600 mijë (533.33 ma saktë) vota do t’i merr partia e tij.
Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thojnë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta.
50% nuk janë 55 deputetë
2/3 nuk janë 55 deputetë
2/3 nuk janë 50%
2/3 janë 66.66%, dhe si e tillë nuk janë 55 deputetë, e 55 deputetë nuk janë 50%.