Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka thënë se Kuvendi i Kosovës, ka degraduar që kur ai udhëhiqet nga Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në Kuvend nuk kalojnë ligje e as debatet parlamentare si dëgjon askush.
Postimi i plotë i tij:
Kuvendi i Republikës së Kosovës që nga udhëheqja e znj. Vjosa Osmani/Lëvizja Vetëvendosje, ka degraduar deri në atë masë sa që është shndërruar në instrument të tyre politik. Aty ka agjenda personale, por, jo shtetërore.
Aty nuk kalojnë më ligje, as debate të nivelit parlamentar, nuk dëgjon më askush. Fyerje, etiketime dhe sulme personale. Edhe sot, në vend që të debatohet për personat e zhdukur dhe përgjigjen e duhur politike ndaj kësaj plage e dhimbje të madhe për popullin tonë, partitë parlamentare LVV dhe LDK, paskan vendosur që t’i qërojnë hesapet fizikisht.
Kaq për këtë Kuvend dhe udhëheqjen e tij!