Në pikën e rendit të ditës për pyetje parlamentare, deputeti Bekim Haxhiu ka shprehur interesin lidhur me moszbatimin e ligjit për profesionet e rregulluara.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se për shkak të buxhetit nuk ka filluar zbatimi i këtij ligji, mirëpo janë ndërmarrë disa hapa, raporton Ekonomia Online.
“Ligji është miratuar në 2015, mirëpo nuk po gjen zbatim për shkak të buxhetit. Ne nuk kemi siguruar buxhet dhe kemi bërë lëvizje tjera. Është formuar një divizion i veçantë për profesionet e rregulluara. Jemi duke bërë një komision të përbashkët për përpilimin e provimeve për kandidatët. Me këto iniciativa ligji do të fillojë të zbatohet”, tha Bytyqi.