Bytyqi: Nga viti 2018 mësimi tërëditor në shkollat që plotësojnë kushtet

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 12:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) Shyqiri Bytyqi bashkë me zyrtarë nga Departamenti i Infrastrukturës Shkollore kanë prezantuar gjendjen ekzistuese të hapësirave shkollore për tërë vendin si dhe ato që janë të nevojshme për realizimin e mësimit tërëditor.

Sipas këtij, raporti, Kosova ka 1175 ndërtesa shkollore dhe në shumicën e objekteve punohet me dy ndërrime.

Ndërsa, për të realizuar mësimin tërëditor në të gjitha shkollat e Kosovës, nevojiten edhe 142 objekte të reja shkollore dhe 85 anekse, si dhe 218 salla të sportit. Ministri tha se që në vitin e ardhshëm të nisë mësimi tërëditor në ato shkolla që plotësojnë kushtet.

Bytyqi tha se realizimi i projektit për mësim tërë ditor në shkolla i cili do të zgjat nga 8 orë do të jetë mundësi e mirë edhe për studentët e Fakultetit të Edukimit të cilët kanë mundësi ta kryejnë praktikën në ato hapësira.

Sipas kalkulimeve, vlera investive e hapësirës së nevojshme shkollore shtesë është rreth 370 milion euro.

“Qëllimi i mësimit tërëditor, është ngritja e cilësisë në arsimin parauniversitar, pra është një ndër faktorët që do të ndikojë në ngritjen e cilësisë në arsim. Meqë informatën e kemi më herët se sa që e kemi planifikuar, ajo çka na mbetet është që, së bashku me Qeverinë, të gjejmë mënyrat se si do t’i qasemi gjetjes së financimit të kostos dhe fillimit të ndërtimit të shkollave, të cilat mungojnë në territorin e Kosovës”.

Ndërsa, drejtorja e Departamentit të Infrastrukturës Shkollore, Fadile Dyla prezantoi raportin e përgatitur nga ky Departament, ku janë analizuar hapësirat shkollore ekzistuese dhe ato të nevojshme për secilën komunë.

Të ngjashme