Kandidati i Nismës për Kosovën, për kryetar të komunës së Prishtinës, Shyqeri Bytyqi në një konferencë për media tha se procesi zgjedhor po shkon mirë dhe se deri tani nuk është paraqitur ndonjë parregullsi, raporton Ekonomia Online.
“Në bazë të informacioneve nga shtabi jonë zgjedhor në të gjitha degët e Kosovës, deri në orën 14 nuk është paraqit ndonjë parregullsi jemi në kontakt të vazhdueshëm me degët tona, dalja në zgjedhje është e njëjtë sikurse zgjedhjet e kaluara”.
“Nëse vazhdon kështu deri në fund do ta kemi një përfundim siç duhet. I falënderojmë trupat ndërkombëtar vendor që kanë punë në zgjedhje. Nëse shkojnë deri kështu deri në fund zgjedhjet do shkojnë me një cilësi të mirë”.