Bytyqi: Nga Kurti mund të pritet gjithçka, ky njeri me çdo veprim po e dëmton Kosovën

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth takimit që ka zhvilluar mbrëmë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me ç’rast tha se Asociacioni s’e ka kaluar testin në Kushtetuese.

Lidhur me këtë deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi tha për GazetaBlic se çdo veprim i Kurtit është duke e dëmtuar Kosovën dhe sipas saj, nga kryeministri mund të pritet gjithçka.


“Unë nuk mund ta di se cilat janë planet e z.Kurtit, por ajo që di është se nga ky njeri tash mund të pritet gjithçka. Dmth me veprimet e tij, ai është vetëm duke dëmtuar këtë vend. Sa ka thënë diçka, pastaj ka dal dhe e ka demantuar veten në pothuajse secilin veprim e vendim që e ka marr”, tha Bytyqi.Bytyqu shtoi se më e rëndësishmja në këtë fazë të dialogut me Serbinë, është që të mos dëmtohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar.

“Ajo çka është e rëndësishme është që të mos bëhen hapa që e dëmtojnë shtetin tonë, ku dëmtohen marrëdhëniet me aleatët tanë që na kanë ndihmuar aq shumë në rrugën e shtetndërtimit”, tha Bytyqi.“Asociacioni gjithsesi duhet të jetë siç e ka paraparë Kushtetuesja dhe se çdo marrëveshje me patjetër duhet ta ketë njohjen e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Bytyqi.

Të ngjashme