Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në Facebook ka shkruar për ftesën bërë nga Gjykata Speciale për anëtarin e NISMA-s, Jakup Krasniqi.
Postimi i Bytyqit i plotë:
Në nismë të kësaj jave, kur absurdi preku fundet e kapjes politike të Gjykatës Speciale, Ju, baca Jakup, na vini si feniksi në besimin tonë se nuk do ketë hile as ndërkombëtare, e as vendore, që do të mund të të bëjë të mos fitosh! Fitorja e ka emrin dinjitet dhe Ju jeni i gatuar me të! Fitimtar si gjithmonë!