Bytyqi për nxënësit e kthyer nga Siria: Do të jenë pjesë e klasave të rregullta

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 14:13 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/20 kanë vizituar “Naim Frashëri”, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi me këtë rast ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Sivjet e kemi një vit të mbarë ngase në shumicën e niveleve i kemi librat e reja që janë në përputhje me korrikulën dhe shpresoj që do të ndikojnë pozitivisht në punën e mësimdhënësve”.

Kur u pyet për nxënësit e kthyer nga Siria, ai tha se ata do të jenë pjesë e klasave të rregullta.

“Janë duke u bërë përgatitjet ka pasë nevojë për disa përgatitje dhe besojmë shumë shpejtë do jenë pjesë e integruar në klasa dhe në momentin që do jenë të përgatitur do jenë pjesë e klasave të rregullta”.

Sa i përket mësimit tërëditor, Bytyqi tha se ka pasë shumë kërkesa dhe pritet që ky proces të fillojë në shtator.

“Kanë pasë kërkesa më shumë shkolla se sa kemi planifiku ne besojmë që edhe në shtator do fillojë”.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se vetëm 3500 nxënës janë regjistruar në klasë të parë.

“Për komunën e Prishtinës 1 shtatori është ditë gëzimi, por edhe një nga ditët më të rëndësishme në Komunë për shkak që i kemi gati 50 mijë nxënës”.

“Përkundër asaj që kemi pritë për një ditë me shumë telashe deri tani nuk është raportuar për diçka për ndonjë problem madhor”.

“… janë çështjet e regjistrimit të cilat na marrin shumë koha, 3500 nxënës janë regjistruar vetëm në klasë të parë”.

Sipas tij, në qysh në ditën e parë kanë pranuar të gjitha librat, raporton EO.

“Në ditën e parë të i kemi të gjitha librat për fëmijët. Jemi duke menduar sivjet edhe për disa ide të reja dhe po punojmë në atë drejtim”.

Ndërsa për premtimin e kryetarit Ahmeti për ndërtimin e 5 shkollave në Prishtinë, tha se dizajni i këtyre shkollave ka përfunduar ku pritet të tenderohen në tetor.

“Dizajni i shkollave ka përfundu presim që në tetor ti tenderojmë dhe do jenë shkollat më të bukrua në Kosovë nga dizajni dhe arkitektura që janë bërë. Po flasim për shkolla të standardit evropian”.


Të ngjashme