Ministri i Arsimit, Shekncës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bytyqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, tha se kjo ngjarje i ka bërë bashkë të gjitha shtetet.
Ai tutje ka shtuar se Kosova po lufton fuqishëm kundër terrorizmit.
Statusi i plotë i Bytyqit:
Sot u bën plotë 17 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku humbën jetën qytetarë të shumtë nga e mbarë bota.
Kosova dhe qytetarët e saj që plotë 17 vite kujtojnë me dhimbje të thellë viktimat dhe familjet që u prekën nga ai akt qyqarë e terrorist në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë shembull për tu ndjekur nga të gjithë dhe në çdo gjë.
Kosova dhe qytetarët e saj në çdo moment janë krah i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të zhvilluara që po punojnë fuqishëm në luftën kundër terrorizmit, që po merr jetë e po shkatërron barazinë dhe lirinë.