Bytyqi: Profilizimi i universiteteve i mbetet Qeverisë dhe Kuvendit

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 12:39 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nuk ka kompetencë të bëjë profilizimin e universiteteve, raporton Ekonomia Online.

Kështu është shprehur, ministri i këtij dikasteri, Shyqiri Bytyqi, në pyetjen parlamentare të deputetit të PSD-së, Driton Çaushi.

Bytyqi tha se një vendim për profilizimin e universiteteve duhet ta ketë Kuvendi ose Qeveria.

“Grupi punues ka dalë me një raport që ka bërë vlerësim të përgjithshme ka dalë me dy rekomandime. Një nga rekomandimet është paraparë profilizimi i universiteteve. Kjo do rregullonte çështjen e kërkesës së tregut të punës dhe profilizimi do ta rregullonte mjaft mirë këtë dhe do ndihmonte që universitet e Prishtinës të zhvilloheshin më shumë. Pas këtyre rekomandimeve i mbetet ose Qeveria ose Kuvendit për aktvendim sepse çështja është më e lartë se MAShT-i”, tha Bytyqi, raporton Ekonomia Online.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/438089846730083/

Të ngjashme