Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka takuar drejtoren e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës (ETUCE), Susan Flocken, me të cilën kanë biseduar për angazhimet e përbashkëta të të gjithë akterëve në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim.
Ai ka falënderuat Flocken për gatishmërinë që ajo ka ofruar, sidomos në këmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve të zhvilluara.
” MAShT është e përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim përmes reformave që po bëhen në segmente të rëndësishme, dhe për këtë theksova nevojën dhe rëndësinë e veçantë të dialogut social të të gjithë akterëve, me qëllim që të arrihen synimet për arsim të zhvilluar”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim, ku prezent ishin edhe udhëheqësit e Sindikatave të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Rrahman Jasharaj dhe Nevrus Kaptelli, u theksua se, një arsim cilësor është kusht thelbësor për parandalimin e braktisjes së vendit nga të rinjtë.