Bytyqi takon mësimdhënësit nga diaspora, mirënjohje që e mbajnë gjallë shqipen

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 21:30 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur takim me mësimdhënës nga diaspora, të cilëve iu shpërndanë mirënjohje për punën me nxënësit shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë.

Ministri Bytyqi falënderoi mësimdhënësit nga diaspora për punën, sikur e quajti ai, të madhe dhe të shenjtë, “duke mbajtur gjallë gjuhën shqipe dhe historinë e kombit shqiptar”, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se mësimi në diasporë është pjesë e sistemit arsimor në atdhe.

“Mërgata ka treguar një kujdes të veçantë për vendin e tyre, ka kontribuar në ditë të vështira. Kemi pasur shpresë të madhe dhe kjo shpresë ka qenë nga vendasit tonë jashtë Kosove. Në ditë të vështira ju iu gjetët Kosovës dhe dhatë kontributin tuaj të çmuar. Tani jemi ne rrethana të favorshme, e kemi vendin tonë, institucionet tona, funksionojmë si shtet dhe me të drejtë ju bashkatdhetarë ktheni kokën nga institucionet të kërkoni mbështetjen nga institucionet tani, siç kërkuam ne nga ju dikur”, tha Bytyqi.

“Si institucione kemi obligim të ju krijojmë mundësi dhe kushte qe në diasporë të zhvillohet mësimi shqip, në mënyrë qe të rinjtë tanë dhe fëmijët tanë të kenë të pastër gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë tonë”, tha ai.

Bytyqi tha se është i sigurt që me një organizim të institucioneve të vendit dhe të mësuesve në diasporë mund të arrihet një nivel i lartë i nxënies së gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Ai shtoi se gjysma e Kosovës është jashtë vendit prandaj edhe ndjehet i obliguar të ketë kujdes për gjysmën tjetër që me zemër gjithnjë është në Kosovë.

“Ministria është duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Kemi një zyrë që vazhdimisht mundohet të artikulojmë çdo kërkesë që vjen nga diaspora. Janë bërë hapa pozitivë, siç është bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë që të orientohemi rreth ndihmës së shkollave shqipe në diasporë. Kemi arritur marrëveshje për finalizimin e kurrikulave të përbashkëta në diasporë dhe financimin e përbashkët të shkollave shqipe në diasporë; kjo ende është në letër por presim që kjo marrëveshje të zbatohet edhe në praktikë”, tha Bytyqi.

Kreu i MAShT-së pati një kërkesë për diasporën: që të dërgojnë të gjithë fëmijët nëpër shkolla shqipe. Sipas tij, pjesëmarrja aktualisht nuk është edhe aq e kënaqshme.

Ministri Bytyqi theksoi se organizimi i shkollës shqipe në diasporë është falë angazhimit vullnetar, duke bërë që të mbahet gjallë shkolla shqipe.

Të pranishmëve iu drejtua dhe zv.ministri i Diasporës, Faruk Nura, i cili premtoi se kjo ministri do të jetë bashkëpunuese dhe e hapur për diasporën 24 orë në ditë.

“Ministria e Diasporës është në krah tuajin dhe do t’ju përkrahë në çdo projekt që ka të bëjë me gjuhën shqipe”, tha ai.

Në fund, u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit për punën e tyre në diasporë.

Image may contain: 10 people, people smiling, wedding and indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 1 person, crowd and indoor

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and suit

Të ngjashme