Bytyqi: Universitet nuk do të mbyllen, mësimdhënësit duhet të vlerësohen patjetër

Pejë | 18 Jan 2018 | 11:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi tha se nuk do të ketë mbyllje të Universiteteve publike vetëm, por organizim të tyre, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi duk bërë vlerësim të cilësisë dhe asnjëherë nuk është diskutuar mbyllja e universiteteve është diskutuar organizimi i tyre. Për këtë do të japim detaje pasi të bëjmë vlerësimin e cilësisë”, garantoi ministri.

Aktualisht në Kosovë janë shtatë universitete publike, gjashtë prej të cilave janë themeluar nga viti 2010 e këndej. Qeveria kishte paralajmëruar se do këto universitet do të shndërrohen në pjesë të UP-së dhe se vendimi do të merret në këtë muaj.

Ndërsa i përket vlerësimit të mësimdhënësve, ministri tha se është i nevojshëm pasi duhet të shohin se si është gjendja e pastaj të shihen se ku ka nevojë edhe për trajnime.

Këto komente ministri i bëri gjatë vizitës në komunën e Pejës me që rast u taku me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kreu i MAShT -it tha se janë të angazhuar që të arrijnë cilësinë në arsimit në të gjitha komunat, raporton EO.

Ai tha se me kryetarin e Pejës biseduan për angazhimin me profilizimin e mësimdhënësve si dhe punën që duhet bërë për tu përgatitur për testin e PISA-s.

“U diskutuar për shumë gjëra që neve na presim diskutuam për temën për qasjen në testin pisa që na pret një angazhim i madh ramë dakord që të presim një bashkëpunim sa më të afërt. Përkrahja nga ministria nuk do të mungojë.  Kryetari kishte disa kërkesa këto të arsyeshme qoftë për pajisjen për infrastrukturën. Diskutua gjithashtu edhe për shkollat profesionale veçanërisht tani që po pretendojmë të rrisim edhe profilizimin e nxënësve”, tha ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se është i kënaqur me takimin me ministrin. Ai tha që komuna e Pejës ka nevojë për një linjë buxhetore.

Ai gjithashtu tha se Peja ka nevojë edhe për përkrahjen në infrastrukturën shkollore dhe shkolla të reja.

Ministri gjatë qëndrimit në Pejë, vizitoi edhe shkollën e mesme të ulët “Asdreni” në të cilën për së afërmi u njoh me punën që bëhet si dhe me zbatimin e kurrikulës së re shkollore.

Të ngjashme