Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, përmes një postimi në Facebook, ka uruar veteranët e luftës në ditën e tyre.
“Luftëtarët janë gjithmonë pjesa më e rëndësishme e historisë sonë. Ata ishin të gatshëm të marrin armët dhe të luftojnë për ta çliruar vendin, edhe nëse këtë liri do ta paguanin me jetën e tyre:, ka shkruar Bytyqi.
“Gjithmonë do t’u jemi mirënjohës, ne dhe brezat që do të vijnë!”
“Urime Dita e Veteranëve, të gjithë atyre që luftuan për ditët që po i gëzojmë sot në shtetin tonë, në Kosovën tonë”, ka theksuar ministri Bytyqi.
https://www.facebook.com/ShyqiriBytyqiOfficial/photos/a.232164017117169/788314201502145/?type=3&theater