Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, një herësh edhe anëtar i partisë Nisma Socialdemokrate Shyqiri Bytyqi përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Nismës Socialdemokrate në Komunën e Hanit të Elezit. Ai njoftoi se në këtë organizmin kanë dalë strukturat e reja të kësaj dege në këtë komunë.
“Në këtë Kuvend, në prani të shumë socialdemokratëve kanë dalë edhe strukturat e reja të kësaj dege, të cilat edhe me mbështetjen nga qendra do të angazhohen për një shtrirje sa më të madhe të Nismës Socialdemokrate në komunën e Hanit të Elezit.
Vendi ka nevojë për socialdemokracinë e Nismës dhe për këtë ne jemi duke u angazhuar vazhdimisht”, shkroi Bytyqi në Facebook.