Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin dhe dekanen e Fakultetit të Mjeksisë në Universitetin e Prishtinës, Suzana Manxhuka-Kërliu, me ç’rast kanë biseduar lidhur me mundësinë e rritjes së numrit të studentëve për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për vitin e ri akademik 2019/2020 .
Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:
Kam pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, z. Uran Ismaili dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, znj. Suzana Manxhuka-Kërliu.
Ministrin Ismaili dhe dekanen Manxhuka-Kërliu i kam ftuar në takim për të bisedur lidhur me mundësinë e rritjes së numrit të studentëve për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për vitin e ri akademik 2019/2020 .
Shpreha gatishmëri që kjo kërkesë të realizohet për faktin se është një politikë me interes nacional dhe në funksion të kësaj MASHT është duke marrë veprimet e nevojshme, duke parë të gjitha mundësitë ligjore që kjo kërkesë të jetësohet, gjithnjë duke u bazuar edhe në vendimet e AKA-së.
Bashkë me ministrin Ismaili vlerësuam se është e nevojshme që të rritet numri i studentëve në mënyrë që të përmbushen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për shërbime mjekësore.