Bytyqi: Zgjedhja e anëtarëve të AKA-së i ka hapur rrugë kontrollit më të mirë të cilësisë në arsim

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 16:07 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë sot në në panelin e diskutimit me temën “Sfidat në Arsimin e Lartë në Kosovë dhe Shqipëri” në kuadër të punëtorisë “Mbulimi mediatik i Arsimit të Lartë në Kosovë: Sfidat dhe mësimet”, i cili është mbajtur në Shqipëri.

Siç njofton Bytyqi, ndër të tjera aty ka folur edhe lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKA-së, proces i cili sipas tij tashmë është kthyer në një shembull që duhet ndjekur brenda dhe jashtë vendit, transmeton Ekonomia Online.

Bytyqi vlerëson se ky proces do të bëjë një kontrollë sa më të mirë dhe të pavarur cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

“Ky proces tejet transparent i ka hapë një perspektivë AKA-së që të bëjë një kontrollë sa më të mirë dhe të pavarur cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë. Gjithsesi, duhet një bashkëpunim me gjithë akterët e mundshëm në mënyrë që gjendja në arsimin e lartë te përmirësohet”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka theksuar se në këtë diskutim ka theksuar se Universitetet Publike janë fokusuar vetëm në tituj, programe të reja me qëllim të rritjes së normës për profesorët, ndërsa privatët e kanë vënë fokusin vetëm tek numri i fryrë i studentëve pa bërë një analizë me nevojat e tregut të punës.

“Gjithashtu, fola edhe për sfidat qe kemi përpara, dhe ndër më kryesorët për ne është që te kthejmë qëllimin e Universiteteve dhe Kolegjeve, sepse aktualisht publikët janë fokusuar vetëm në tituj, programe të reja me qëllim të rritjes së normës për profesorët, ndërsa privatët e kanë vënë fokusin vetëm tek numri i fryrë i studentëve pa bërë një analizë me nevojat e tregut të punës. Fatkeqësisht, kjo na ka sjellë në një situatë kur kemi numër enorm të studentëve, numër enorm i të diplomuarve, numër enorm i kërkesave për punë dhe numër enorm i të pa punëve”.

Postimi i plotë i Bytyqit në Facebook:

Sot mora pjesë në panelin e diskutimit me temën “Sfidat në Arsimin e Lartë në Kosovë dhe Shqipëri” në kuadër të punëtorisë “Mbulimi mediatik i Arsimit të Lartë në Kosovë: Sfidat dhe mësimet”.

Bashkë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, akademikun dhe profesorin e nderuar, z. Artan Fuga, profesor Popovcin, ekspertë e profesorë tjerë dhe përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile që mbulojnë fushën e arsimit diskutuam për problemet aktuale dhe për sfidat që kemi në funksion të përmirësimit të gjendjes në Arsimin e Lartë në të dy vendet tona.

Gjatë këtij paneli, në mesin e temave për të cilat fola, ishte edhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKA-së, që si proces tashmë është kthyer në një shembull që duhet ndjekur brenda dhe jashtë vendit. Ky proces tejet transparent i ka hapë një perspektivë AKA-së që të bëj një kontrollë sa më të mirë dhe të pavarur cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

Gjithsesi, duhet një bashkëpunim me gjithë akterët e mundshëm në mënyrë që gjendja në arsimin e lartë te përmirësohet.

Gjithashtu, fola edhe për sfidat qe kemi përpara, dhe ndër më kryesorët për ne është që te kthejmë qëllimin e Universiteteve dhe Kolegjeve, sepse aktualisht publikët janë fokusuar vetëm në tituj, programe të reja me qëllim të rritjes së normës për profesorët, ndërsa privatët e kanë vënë fokusin vetëm tek numri i fryrë i studentëve pa bërë një analizë me nevojat e tregut të punës. Fatkeqësisht, kjo na ka sjellë në një situatë kur kemi numër enorm të studentëve, numër enorm i të diplomuarve, numër enorm i kërkesave për punë dhe numër enorm i të pa punëve.

Ne duhet të angazhohemi që bashkë me institucionet përkatëse të vendosim numrin e studentëve që mund të pranohen për një vit në Universitete Publike dhe Kolegjet Private, gjithmonë në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Po ashtu, gjatë këtij paneli kam folur edhe për profilizimin e universiteteve publike, ku raporti tashmë është në diskutim në qarqet qeveritare, e gjithashtu edhe për kuadrat e mirëfillta, dhe për mungesën e kuadrove në programet e rëndësishme në vendin tonë.

Po ashtu, fola për mundësitë që tashmë ka arsimi i lartë pas nënshkrimit të marrëveshjes Erasmus+, dhe pjesëmarrja në Horizon 2020, e gjithashtu shpreha vendosmërinë tonë që të bashkëpunojmë me të gjithë akterët në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsimin e lartë.

Në fund të diskutimit tim falënderova BIRN-in dhe KFOS-in, për organizimin e kësaj punëtorie të përbashkët, që ishte një mundësi tejet e mirë të diskutohet për sfidat në Arsimin e Lartë në vendet tona.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme