Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, është duke kaluar nëpër një formë fantastike në Serie A.
Skuadra e Cagliarit është në kërkim të përforcimeve në afatin kalimtar të janarit, teksa objektiv kryesor ka mesfushorin shqiptar.
Megjithatë, Empoli për ta lënë të lirë Bajramin, është duke kërkuar 11 milionë euro, shkruan tuttomercatoweb.
Bajrami me Empolin në këtë sezon ka zhvilluar 22 paraqitje, teksa ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër të tjerë.