inistri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, një ditë para zgjedhjeve në Serbi ka inkurajuar shqiptarët e Luginës që të votojnë listën e Luginës së
Bashkuar duke thënë se ata kanë mbvështetjen e plotë edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës.
Ai tha se edhe pse ekzistojnë mendime dhe parti ndryshe, Lugina duhet të ketë një faktor politik, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë:
Edhe njëherë:
Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!
PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!
Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën!
Forca vëllezër – bashkimi bën fuqinë !