Cakaj në Nju Jork me mbesën e heroit të UÇK-së: Shembulli se çdo sakrificë ia ka vlejtur

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vizitës në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës në ambientet e shkollës “Children of the Eagle” ka pasur një takim të veçantë me Fjoralba Ademaj, mbesa e dëshmorit të luftës të UÇK-së, Vezir Ademaj.

Në foton e postuar në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan “Vezir Ademaj la jetën e qetë të perëndimit për t’iu bashkuar luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.

Në fund, vendi të cilit ai trimërisht i fali jetën, e kujtoi me nderim dhe përulje duke i dhënë titullin hero.”

Cakaj shton se Shembulli i Fjoralbës dhe gjeneratës së saj është dëshmia e prekshme dhe e përditshme se çdo sakrificë ia ka vlejtur.

“Në shkollën ”Children of the Eagle” takova edhe nxënësen e dalluar të Nju Jorkut, Fjoralba Ademaj, mbesën e dëshmorit të luftës së UÇK-së, Vezir Ademaj!

Ky i fundit la jetën e qetë të perëndimit për t’iu bashkuar luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.

Në fund, vendi të cilit ai trimërisht i fali jetën, e kujtoi me nderim dhe përulje duke i dhënë titullin hero.

Mbesa e tij sot, pavarësisht historive të dhimbshme e sfidave të panumërta familjare, mëson shqip në Nju Jork dhe shkëlqen në mësime si nxënëse shembullore mes ShBA-ve 😊🙏!

Shembujt si Fjoralba janë dëshmia më e prekshme se secila sakrificë për pothuajse një shekull histori nën pushtim ka pasur vlerë sublime!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme