Cakaj takohet me ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasanin.

Ata kanë nënvizuar nevojën për krijimin e një momentumi të ri bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

“Thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në drejtim të krijimit të një hapësire të unifikuar tregtare dhe një bashkësie të vetme doganore është e një rëndësie të posaçme strategjike dhe pragmatike. Do të punojmë ngushtësisht për të ngritur bashkëpunimin e dy shteteve që i përkasin një kombi në nivele krejtësisht të reja”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme