Cakaj takon zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Prishtinë | 07 Dhj 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Bratislavë ka zhvilluar një takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana,

Cakaj ka bërë të ditur se gjatë takimit me Geoanan kanë ndarë pikëpamje të njëjta lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin dhe zhvillimin të rajonit dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO.

“Theksuam edhe njëherë përkushtimin për arritje të objektivit dy për-qind në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024”.

“Po ashtu, biseduam për prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdim të komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme