Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ka ironizuar mënyrën e emërimeve në pozita publike, duke thënë se ato po ngjajnë me një “afatin kalimtar” zgjedhor.
Në një postim në rrjete sociale, Cakolli ka thënë se, sipas tij, sa më shumë që sulmohen kundërshtarët politikë, aq më shumë rriten gjasat për emërime në institucione.
“Po e bon edhe ma interesant ‘afatin kalimtar’ zgjedhor kjo puna e emërimeve nëpër pozita publike — kush po i shan ma shumë kundërshtarët politikë, po ju rriten gjasat për emërim”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar me ironi se pas zgjedhjeve situatat mund të ndryshojnë dhe postimet mund të krijojnë probleme për disa persona.
“Por, merreni shtruar të nderuar, se mas zgjedhjeve, ku i dihet… mos po duhet me i fshi postimet 😜”, ka shtuar Cakolli.