Cakolli i KDI-së: Kosova renditet e dyta në Ballkan për luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 09:31 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një konferencë për medie ka publikuar rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022. Sipas KDI-së, Kosova renditet e dyta në Ballkan sa i përket luftimit të korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Hulumtuesi i lartë në KDI, Eugen Cakolli, tha se Kosova renditet e 84-ta në botë, sa i përket vlerësimit për luftim të korrupsionit.

“Për vitin 2022 rezultatet e Indeksit tregojnë që disa shtete të botës kanë pasur fare pak apo nuk kanë pasur progres në luftimin e korrupsionit duke bërë që 2/3 e shteteve të botës të jenë në anëtare të pranueshme prej 50 pikësh ku bën pjesë edhe Kosova. Për vitin 2022 Kosova është e vlerësuar me gjithsej me 41 pikë duke u renditur në vendin e 84 nga 180 shtete të botës. Ky rezultat reflekton një trend të vazhdueshëm dhe inkurajues të njehsimit të Kosovës në këtë indeks krahasuar me vitet e kaluara. Në raport me vendet tjera të Ballkanit, Kosova renditet e dytë pas Malit të Zi ndërsa lë pas vetes Maqedoninë e Veriut me 40 pikë, Shqipërinë dhe Serbinë me nga 36 pikë si dhe Bosnje Hercegovinën me 34 pikë”, tha ai.

Ai tha se Qeveria nuk duhet të hezitojë në shpenzimin e parasë publik nga frika e rasteve të korrupsionit.

“Sa i përket mungesës së rasteve të korrupsionit, mungesa e skandaleve të korrupsionit, sidomos korrupsionit të nivelit të lartë është e ndërlidhur drejtpërdrejt me nivelin shumë të ulët të shpenzimeve dhe investimeve kapitale që si faktor ka reduktuar potencialin për raste të tilla të korrupsionit. Sidoqoftë ne konsiderojmë që kjo nuk duhet të shihet assesi si strategji që qeveria duhet të ndjek në raport me luftimin e korrupsionit. Sa i përket sektorit të drejtësisë, janë evidente rastet kur ekzekutivi ka ndërhyrë në punën dhe pavarësinë e tij, sidomos në vendimin për uljen e pagave por edhe rasteve të ndryshme të deklarimeve publike mbi raste të caktuara gjyqësore”, tha ai.

Megjithatë, Cakolli ka thënë se gjatë vitit të kaluar ka vazhduar fenomeni i politizimit të bordeve përmes praktikave të emërimit të anëtarëve nga radhët e partisë në pushtet

“Gjatë vitit të kaluar ka vazhduar fenomeni i politizimit të bordeve përmes praktikave të emërimit të anëtarëve nga radhët e partisë në pushtet. Në disa prej ndërmarrjeve kryesore publike në vend në të cilat ka pasur ndryshime të menaxhmentit të emëruarit është vërejtur se janë persona të afërt, ish zyrtar politik apo persona të lidhur me partinë në pushte. Me qëllim të luftimit sa më efektiv të korrupsionit, veçanërisht atij të nivelit të lartë, qeveria duhet të garantojë një reformë në drejtësi e cila është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me kusht që e njëjta të ketë koordinim sa më të mirë me gjithë akterët relevant, në veçanti me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme