Caktohen të dërguarit dhe përfaqësuesit specialë të OSBE-së nën kryesimin e Shqipërisë

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Me marrjen nga Shqipëria të Kryesisë së OSBE-së 2020, janë caktuar edhe të dërguarit dhe përfaqësuesit specialë.

Në faqen zyrtare të OSBE-së thuhet se kryetari në detyrë i OSBE-së, kryeministri Edi Rama, merr drejtimin në parandalimin e konflikteve, zgjidhjen dhe rehabilitimin në rajonin e OSBE-së, duke marrë kontakte të drejtpërdrejta me palët në fjalë dhe rregullimin ose zhvillimin e negociatave për zgjidhje. Për të trajtuar krizat ose për të siguruar një bashkërendim më të mirë të përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse në fusha të veçanta, Kryetari mund të emërojë përfaqësues personal ose të posaçëm. Përfaqësuesit personalë kanë një mandat të qartë dhe të përcaktuar saktë, i cili përshkruan detyrat që pritet të marrin.

Në faqen zyrtare online të OSBE-së janë dhënë edhe përfaqësuesit specialë.

Ditmir Bushati, i dërguar i posaçëm i kryetarit aktual të OSBE-së, kryeministri Edi Rama.

Ambasadori Heidi Grau, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama, në Ukraine dhe në trojkën e grupit të kontaktit.

Ambasadori Rudolf Michalka, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama për Kaukazin e Jugut.

Ambasadori Thomas Mayr-Harting, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama për procesin e zgjidhjes në Moldavi, transmeton ATSH.

Ambasadori Andrzej Kasprzyk, përfaqësues personal i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama mbi konfliktin që ka të bëjë me Konferencën e OSBE-së në Minsk.

Kol. Sulo Mustafaraj, kreu i Grupit të nivelit të lartë për Planifikimin

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme