Janë mësuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren që do ta zhvillojë Kosova me Gjibraltarin.
Ndeshja që zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të jetë si parapërgatitje për takimin ndaj Malit të Zi në kualifikimet për Euro 2020.
Fillimisht ‘Dardanët’ do të kenë punë me Gjibraltarin, një ndeshje sa për të komponuar edhe më shumë lojtarët e Kosovës mes vete.
Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: FFK-Kosova)
Në këtë takim, drejtësinë do ta ndajë shqiptari Junxhin Xhaja, derisa do të ndihmohet nga Ilir Tartaraj dhe Nertil Bregasi.
Gjyqtari i katërt është caktuar Besfort Kasumi, që ka një eksperiencë tashmë të ndërtuar dhe që është i licencuar nga FIFA.
Kosova dhe Gjibraltari do të përballen nga ora 18:00 në stadiumin historik që mban emrin e legjendës së futbollit shqiptar. /Telegrafi/