Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 15:50 | Nga Ekonomia Online
Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh të pandehurve V. Z. dhe M. Z.

Të pandehurit dyshohet se në vazhdimësi kanë shfrytëzuar pronën dhe kanë kanosur pronarët e saj.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale kanosje nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, pasi të njëjtit po të gjendeshin në liri do të përsëritnin veprën.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme