Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri, për shkak të dhunës në familje

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Eshtë caktuar masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri për vepër penale: dhunë në familje.

Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës.

Gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, kërkesën e prokurorit të shtetit për
caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar
konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në
kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës
26.01.2021 deri me datën 25.02.2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme