Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., i dyshuar për tri vepra penale

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të
Rënda, njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës
së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të
dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173
paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28; përdorimi i armës apo
mjetit të rrezikshëm nga neni 367 paragrafi 1; shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga
neni 356 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas njoftimit të Gjykatës pas seancës dëgjimore për procedurën dyshohet se i njejti ka tenatuar ti privoj nga jeta të dëmtuarve serb.

”Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i
procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston
dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 6 janar 2023, në një fshatë të Komunës së
Shtërpcës, me dashje ka tentuar që ti privoj nga jeta të dëmtuarit M.S. dhe S.S., në atë mënyrë që derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe me të arritur në hyrje të fshatit, vëren disa qytetar në skaj të rrugës dhe me qëllim që ti largon, i njëjti bie borisë, nëpamundësi që të lëviz tutje e ndal veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të
ndodhur aty për aty e nxjerr revolen dhe shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e
që si pasoj e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit të cilët fillimisht
dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin në Graçanicë”, thuhet në njoftim.

”Gjithashtu, në kohë dhe vende të përshkruar si më lartë i pandehuri në kundërshtim me
ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka përdorur armë me leje, në atë
mënyrë përderisa ka qenë në veturën e tij, ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve M.S.
dhe S.S., e që si pasoj e goditjeve të njëjtit pësojnë lëndime trupore, me ç` rast me rastin
e kontrollit të kryer nga ana e Policisë së Kosovës, arma së bashku me dy karikator dhe
35 cipë fishekë i sekuestrohe”.

”Ekziston dyshimi i bazuar se më 6 janar 2023 në Komunën e Shtërpcës, i pandehuri me
përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madhe për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që
me veturën e tij në pamundësi që të kyqet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, i
njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revole shtënë pesë herë në ajër”

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës
së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të
KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)
muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë
ekzekutimin e tij.

Të ngjashme