Kalifornia ka lëshuar për banorët një urdhër “qëndrimi në shtëpi” ndërsa përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit në të gjithë shtetin më të populluar amerikan.
Guvernatori Gavin Newsom u tha kalifornianëve se ata duhet të largohen nga shtëpitë e vetëm kur të jetë e nevojshme gjatë pandemisë.
Ai më parë vlerësoi se më shumë se gjysma e 40 milionë njerëzve në shtetin e tij do të merrin Covid-19 në vetëm dy muajt e ardhshëm.
Virusi ka marrë jetën e 205 personave në Amerikës dhe ka infektuar më shumë se 14,000, raporton BBC.
Në botë, gati 250,000 pacientë kanë dalë pozitiv me virusin, kurse më shumë se 10,000 kanë vdekur.