Camavinga lojtari i Real Madridit

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Eduardo Camavinga tani është zyrtarisht lojtar i ri i Real Madridit, me klubin që ka konfirmuar blerjen e talentit të madh france.

Një nënshkrim i papritur dhe i minutës së fundit i kryer nga Florentino Pérez që ka befasuar të gjithë, pasi klubi ishte në mes të negociatave me PSG për Kylian Mbappen.

Lojtari ka nënshkruar deri në qershor 2027, disa orë para mbylljes së kalimtar, duke përforcuar kështu mesfushën e Carlo Ancelottit.

Francezi 18-vjeçar do të mbetej pa kontratë me Rennes në verën e vitit 2022.

Camavinga është një nga futbollistët e rinj që konsiderohet prej talentëve më të mëdhenj.

Real Madridi thuhet se për transferimin e tij ka paguar 30 milionë euro.

Të ngjashme