Cameron Diaz vendosi të plaket natyrshëm pasi Botoxi ia ndryshoi fytyrën në mënyrë të çuditshme

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 23:31 | Nga Ekonomia Online

Cameron Diaz është një nga aktoret më të dashura në Hollywood. Dhe ndërsa shumica prej nesh e njohin atë për punën e saj në komeditë romantike, kjo nuk është e vetmja gjë për të cilën ajo duhet vlerësuar.

Ajo ka shkruar gjithashtu 2 libra shëndetësorë deri më tani: “The Body Book”, ku ndan formulën e saj për t’u bërë më e shëndetshme, më e lumtur dhe më e fortë, dhe “The Longevity Book”, ku ndan sekretet e saj për një plakje të mirë

Botox është një nga procedurat kozmetike më të njohura në botë që shumica e të famshëmve e kanë provuar në një kohë ose në një tjetër. Diaz, si shumë të tjerë, e provoi, por menjëherë u pendua, pasi trajtimi për të relaksuar muskujt e fytyrës dhe për të zbutur rrudhat e la atë me një fytyrë që nuk e njihte.

“Jo, më mirë ta shoh veten time, fytyrën time të plakur, sesa një fytyrë që nuk më përket fare,” tha ajo.

Cameron beson se çelësi i rinisë së përjetshme është ushqimi, stërvitja, e qeshura dhe uji.

Në një intervistë, Diaz tha se para të njëzetave, vakti i saj i ushqimit ishin 2 burrito dhe një coca-cola. E ndërsa nuk shtoi asnjë kilogram, lëkura i ishte prekur. Ajo kishte akne që asnjë fondatinë nuk mund t’ja mbulonte.

“Mendova se kisha provuar gjithçka për të pastruar lëkurën time, por nuk e kuptova se i gjithë ushqimi artificial i skuqur, i yndyrshëm dhe i përpunuar po shkaktonte një rritje hormonale që e dëmtoi lëkurën time,” zbuloi Diaz.

“Sapo i hoqa mbeturinat, pashë një ndryshim kaq të madh sa u ndjeva si idiote. Jo vetëm që më pastroi aknet, por më dha edhe këtë sasi të madhe energjie.”

Diaz beson se Botox-i dhe operacionet plastike kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit të ndihen më mirë në lëkurën e tyre, teksa vitet kalojnë. Edhe pse nuk i pëlqen ta përdorë, ajo nuk i gjykon ata që preferojnë ta përdorin atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme