Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo, ka folur sot për rivalitetin në Serie A dhe përshtatjen e tij në Ligën Premier.
Ai u ndal duke folur edhe për luftën në Serie A, që duket se do të jetë mes Juventusit dhe Interit.
“Unë jam akoma duke u mësuar me kampionatin anglez, por jam i lumtur që kam luajtur në Itali me dy ekipe shumë të forta”.
Joao Cancelo te Manchester City. (Foto: Alex Livesey/Getty Images)
“Guardiola? Si fëmijë kam dashur të jem më i miri në rolin tim dhe me këtë trajner mund ta bëj”.
“Atalanta? Një nga më të mirët në Itali, shumë fizike dhe teknike me lojtarë shumë të mirë. Nesër do të jetë një lojë spektakolare.
“Iner? Unë mendoj se ata do të garojnë për titullin. Dje Inter fitoi kundër Sassuolos; i pashë në TV. Ata janë një ekip me të vërtetë i fortë. Juve është gjithmonë Juve, fituan të gjitha kampionatet e fundit”, ka thënë Cancelo.
Joao Cancelo te Juventusi . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)
Mbrojtësi 25-vjeçar u bashkua me kampionët anglez të Ligës Premier në fillim të kësaj vere, për një marrëveshje në vlerë rreth 30 milionë euro dhe Danilon si shkëmbim që kaloi te Bianconerët.
Ai ka kontratë deri në vitin 2025. Cancelo ka bërë shtatë paraqitje deri më tani këtë sezon për qytetarët. /Telegrafi/