Canelo Alvarez fitoi, por do t’i nënshtrohet një operacioni

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Saul Canelo Alvarez mposhti Gennady Golovkin me vendim unanim, por në fund nuk ishte e gjitha mjaltë për meksimaknin.

Kjo pasi ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në dorën e majtë dhe mund të jetë jashtë stërvitjes për rreth gjashtë javë.

Canelo mposhti Triple G, por jo me nokaut siç ishte premtuar. 

Në intervistën e fundit ai u pyet se çfarë i kishte ndodhur që nuk hodhi shumë grushta me fuqi, Alvarez i habitur duke thënë se ka disa muaj me një problem në dorën e majtë dhe se do të marrë pak kohë për t’u rikuperuar dhe pushuar.

Të ngjashme