Capital T zbarkon më 11 gusht në “Fadil Vokrri” me Time Capsule II

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Capital T do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 11 gusht për koncertin e njohur si “Time Capsule II”.

Në ngjarjen më të madhe argëtuese të kësaj vere, atij do t’i bashkohen edhe artistë të njohur të skenës muzikore si; Alban Skenderaj, ArianaKra, 2Po2, IL Ghost, Kanita, Lluni dhe Rina Balaj.

“Time Capsule II” i Kappo ka angazhuar një staft gjigant ndërkombëtar. E për montimin e skenës do të vijnë ekspertë nga i gjithë rajoni.

Një gjë tjetër interesante sa i përket këtij organizimi është se deri tani koncert në stadiume kanë mbajtur më pak se pesë artistë shqiptarë të hip-hopit.

Vëmendje dhe përkushtim ka për të gjithë, në kuadër të publikut një vend i posaçëm është bërë edhe për personat me nevoja të veçanta.

Të ngjashme