Shahu është brutal. Por shahu tash është edhe atraktiv.
Duke qëndruar vetëm pak metra larg nga njëri-tjetri në amfiteatrin e Londrës, duke qenë në qendër të vëmendjes dhe duke u përcjellë nga tifozët, janë dy njëzetediçkavjeçarë që dikur ishin vlerësuar si supertalente, shkruan Koha Ditore.
Ata po garojnë në një betejë tepër të ngushtë për titull bote në shah. Ata thuhet se po e bëjnë të qenit i mençur diçka të pëlqyer.
Në njërën anë është kampioni në fuqi Magnus Carlsen, norvegjezi 27-vjeçar, që në moshën 14-vjeçare ishte përshkruar nga “Washington Post” si “Mocarti i shahut”. Ai është model për G-Star, bën reklama për Porschen, ka mposhtur Bill Gatesin me nëntë lëvizje në 12 sekonda dhe është shahisti më i vlerësuar në histori. Forbes llogarit vlerën e tij në më tepër se tetë milionë dollarë.