Mesfushori brazilian i Real Madridit, Casemiro, e ka lavdëruar yllin portugez Cristiano Ronaldo, ndërsa në anën tjetër e ka mbrojtur uellsjanin Gareth Bale, i cili u vërshëllye nga tifozët e Real Madridit.
Casemiro ka thënë se të flasësh për Cristiano Ronaldon është shumë e lehtë, pas fitores së Real Madridit 3-0 ndaj Apoel, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, ku Ronaldo shënoi dy gola, transmeton Express.
“Të flasësh për Cristianon është shumë e lehtë, ne e dimë se ai është më i miri në botë”, ka thënë braziliani.
Ai ka theksuar se është i lumtur që Ronaldo është rikthyer.
“Jemi të lumtur që ai është kthyer dhe duket i fortë. Me aftësitë që ka ne gjithmonë duam të kemi në dispozicion”, ka shtuar Casemiro.