Iker Casillas ka thënë në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka pohuar se “Buffon e meriton këtë Champions, por unë do të mbështes Real Madridin”.
Portieri spanjoll i Portos dha vizionin e tij për finalen e së shtunës.
“Zemra ime më thotë se Buffon e meriton ta fitojë Ligën e Kampionëve, por unë do të mbështes Real Madridin. Karriera sportive e Buffon nuk e meriton të mbyllet pa fituar Champions-in. Ai ka zhvilluar një sezon të madh. Edhe pse 39 vjeç, Buffon ka treguar se ende mund të jetë një portier i madh. E ardhmja është e portierëve si Donnarumma. Nuk ka tjetër si ai”.
Pavarësisht nga sezoni mbresëlënës i Buffonit, Casillas beson se “Topin e Artë” nuk do ta marrë.
“Unë do të doja ta merrte, por e shoh shumë të komplikuar këtë gjë, që ta fitojë një portier. Historiku i këtij çmimi flet qartë në këtë drejtim. Nëse Real Madrid fiton të shtunën, favorit do të jetë Ronaldo, por kini kujdes Dybala”.