Ish-portieri i Real Madridit, Iker Kasijas u ka komunikuar ograneve zyrtare, se do të kandidojë për kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, përballë Rubiales.
Portieri ende nuk është shfaqur zyrtarisht, por do të jetë i gatshëm për hapin e madh.
Kjo iniciativë e spanjollit është folur edhe më parë, por sipas programit “El Larguero” te “Cadena Ser”, bëhet me dije se janë bërë levizjet e para zyrtare.
Ish-portieri, kampion Bote në 2010-ën me Spanjën, ka komunikuar në rrugë zyrtare qëllimin e tij dhe është gati të përballet me Rubiales./KK