Iker Casillas shumë shpejt do të njoftojë tërheqjen nga futbolli, pas sulmit në zemër që pësoi pak kohë më parë. Të paktën këto janë informacionet që vijnë nga Portugalia, më konkretisht nga “O Jogo”.
Infarkti i miokardit e ka detyruar portierin legjendar spanjoll të heqë dorë nga viti i fundit i kontratës që ka me Porton, për të mos rrezikuar shëndetin e tij. Për këtë arsye, klubi portugez ka nisur përpjekjet për të gjetur një emër të denjë për të zëvendësuar në portë Casillasin.
Vendimi për të varë këpucët në gozhdë nuk do të thotë se ish-portieri i Realit do të largohet nga Oporto. Ideja është që të qëndrojë në një rol drejtuesi strukturat e klubit.