Çaushi: Deçanasit janë rreshtuar për ndryshim

Deçan | 04 Qer 2017 | 15:29 | Nga
Lëvizja Vetëvendosje është pritur sot edhe në Deçan. Në tubimin zgjedhor të kësaj komune ka marrë pjesë Kryetari Visar Ymeri dhe sekretari organizativ Dardan Molliqaj, si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.
Tubimi u hap me fjalën e Kryetarit të VV-së në Gjakovë dhe kandidati për deputet, Driton Çaushi. Ai tha se qytetarët e Deçanit dhe gjithë Kosovës e kanë ndarë mendjen për ndryshim.
“Qytetarët e Deçanit e kanë këtë zgjedhje më të qartë se kushdo tjetër, dhe kjo për shumë arsye. Deçanasit e njohin konsistencën e VV-së në qëndrimet e saj”, tha Driton Çaushi para deçanasve.
Çaushi tha se janë pak ditë para një dite tepër të rëndësishme, para 11 qershorit, për të cilën ditë tha se përkundër të gjithave duhet të gjemë energji, duhet të gjejmë fuqi pas këtij tubimi për një çeshtje që na bashkon të gjithëve.
“Nuk guxojmë të ndalemi për shkak se këto mundësi nuk na jepen shumë shpesh. Vetëvendosje si asnjëherë më parë pas datës 11 qershor do të bëjë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si trajtohet shteti dhe drejtësia”, tha ndër të tjera kandidati për deputet, Driton Çaushi.
Kollçaku: Kemi dhënë mjaftueshëm prova që ka ardhur koha jonë
 
Në tubimin zgjedhor të Deçanit, nënkryetarja e VV-së dhe kandidatja për deputete, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se jemi shumë afër ndryshimit.
“Besoj se Lëvizja ka dhënë mjaftueshëm prova se ka ardhur koha e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Ajo tha se pabarazia është e shprehur kudo, por më së shumti në shëndetësi. Dhe për këtë Mulhaxha-Kollçaku premtoi se VV-ja këtë do ta ndryshojë me shërbime cilësore dhe qasje në to për të gjithë qytetarët.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme