“Cavani dëshiron rikthimin në Serie A”

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 16:40 | Nga

Cavani mund ta mbyllë karrierën në Serie A te Napoli.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, do të dëshironte që një ditë të kthehet te Napoli, thotë agjenti i lojtarit.

Cavanika kaluar tri sezone të mrekullueshme te Napoli para se t’i bashkohet PSG-së në vitin 2013 dhe 30 vjeçari nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur sërish me atë fanellë para se t’i varë atletet.

“Ai është shumë i lumtur, po shkruan histori me PSG-në dhe janë lider në Ligë”, tha Fernando Guglielmone për “CalcioNapoli24”.

“Po luan mirë, vlen të theksohet paraqitja kundër Bayern Munich. Arriti të kualifikohet në Kupën e Botës, ai ka mentalitet fitues. Ka arsye pse është një ndër më të mirët në botë”, shtoi ai.

“Të kthehet në Napoli? Ai është duke menduar për PSG-në, por gjithmonë me idenë se një ditë do të kthehet në Napoli”.

“Është normale nëse kthehet një ditë. Futbolli është kësisoj, mund të them ‘jo’ tani, por ‘po’ pas disa viteve”.

“Ndoshta presidenti De Laurentiis e dëshiron atë sërish, por tani për tani është i lumtur në Paris”, përfundoi agjenti i sulmuesit uruguaian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme