Cavani ka kërkuar largimin nga PSG-ja

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain Leonardo thotë se Edinson Cavani ka dorëzuar një kërkesë transferimi.

Kontrata e Cavani skadon në fund të sezonit, por sulmuesi uruguaian dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Shefi ekzekutiv i Atletico Miguel Angel Gil Marin u takua me presidentin e PSG Nasser Al Khelaifi të martën në Paris për të diskutuar një marrëveshje për Cavani, por Leonardo thotë se oferta e tyre u refuzua, transmeton lajmi.net.

Duke folur pas fitores së PSG ndaj Lorient të Ddielën, Leonardo tha: “Ne kemi thënë gjithmonë të njëjtën gjë. Shpresonim që ai të qëndronte me klubin, por dje (e diel) ai kërkoi të largohej”.

“Ne jemi duke studiuar situatën. Ne kemi pasur një propozim nga Atletico Madrid, por ai propozim nuk ishte në përpjesëtim me vlerën e lojtarit”.

Të ngjashme